Ford tërheq mbi 694,000 SUV në SHBA pas një hetimi njëvjeçar për rrjedhje karburanti
F

Ford tërheq mbi 694,000 SUV në SHBA pas një hetimi njëvjeçar për rrjedhje karburanti

Ford po tërheq 694,271 SUV-ë crossover në Shtetet e Bashkuara për shkak të një problemi me rrjedhje karburanti që mund të rrisë rrezikun e një zjarri, tha të mërkurën Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së, pas një hetimi njëvjeçar.

NHTSA tha se injektorët e karburantit në automjetet e prekura mund të çahen, duke shkaktuar rrjedhje të karburantit në ndarjen e motorit dhe potencialisht ndezje. Shoferët mund të vërejnë një erë të fortë karburanti brenda ose jashtë automjetit, shkruan Reuters, transmeton AutoPortali.

Tërheqja mbulon disa modele Bronco Sport të viteve 2021–2024 dhe Escape të viteve 2020–2022 të pajisura me motorë 1.5 litra. NHTSA vlerëson se 0.3% e automjeteve të tërhequra mund të kenë defektin.

Veprimi i së mërkurës zgjeron tërheqjet e mëparshme nga vitet 2022 dhe 2024, të cilat ofruan përditësime të softuerit, por nuk zëvendësuan injektorët potencialisht me defekt.
Injektorët e karburantit u furnizuan nga Dumarey Flowmotion Technologies me seli në Itali, sipas raportit të tërheqjes së automjeteve.

Zgjidhja e përkohshme e Ford përfshin një përditësim të softuerit të projektuar për të zbuluar një injektor që rrjedh, për të zvogëluar fuqinë e motorrit dhe për të ndërprerë furnizimin me karburant. Kompania është ende duke zhvilluar një zgjidhje mekanike përfundimtare.

Pas rivlerësimit, Ford raportoi këtë muaj se gjeti injektorë karburanti të çarë në tetë automjete që kishin pësuar djegie nën kapakun e motorit, pavarësisht se ishin riparuar. Gjashtë nga këto automjete nuk kishin softuerin e përditësuar të motorit që kompania kishte rekomanduar më parë.

TË FUNDIT