Norvegjia elektrike: Mbi 93% e veturave të reja janë pa emetime
N

Norvegjia elektrike: Mbi 93% e veturave të reja janë pa emetime

Norvegjia po përjeton një transformim të shpejtë dhe të dukshëm në transportin rrugor.

Tani, më shumë se 93% e veturave të reja të shitura në vend janë elektrike, një rritje e jashtëzakonshme nga më pak se 1% në vitin 2010, shkruan Cleantechnica, transmeton AutoPortali.

Christina Bu nga Shoqata Norvegjeze e Automjeteve Elektrike (NEVA) thotë se ndryshimi ka sjellë përfitime të dukshme: ajër më të pastër, më pak zhurmë dhe përvojë pozitive për shoferët.

Suksesi i këtij tranzicioni i atribuohet stimujve të fuqishëm qeveritarë, si përjashtimi nga TVSH-ja, zbritje në taksa dhe lehtësira në parkim e lëvizje.

Po ashtu, investimet në infrastrukturën e karikimit dhe mundësitë për karikim në shtëpi kanë ndihmuar në përhapjen masive të automjeteve elektrike. Norvegjia mbetet shembull për botën në rrugën drejt një transporti të qëndrueshëm.

TË FUNDIT