Livewire ka prezantuar një seri të re modelesh në SHBA, të frymëzuar nga Honda Monkey, Benelli TNT 125 dhe Brixton Crossfire 125 XS, megjithëse këto janë ende në zhvillim e sipër.
Dy mini-motoçikletat elektrike në klasën e fuqisë 125cc kanë një shpejtësi maksimale prej afërsisht 85 km/orë dhe përshpejtojnë nga 0 në 50 km/orë në rreth tre sekonda, shkruan Auto-media, transmeton AutoPortali.
Motoçikletat e vogla – një version për rrugë dhe një version jashtë rrugës për përdorim në prona private, siç është një ranch – janë të pajisura me dy bateri të lëvizshme. Ato pritet të ofrojnë një autonomi prej afërsisht 160 kilometrash.
Nuk dihet se kur do të dalin në treg motoçikletat e vogla elektrike dhe nëse ato do të mbërrijnë edhe në Evropë. Divizioni elektrik i Harley-Davidson shiti 14 motoçikleta me bateri në Gjermani në gjysmën e parë të vitit.



