7 vendet turistike ku rrezikon deri në 6 mijë euro për përdorim të vapit
7

7 vendet turistike ku rrezikon deri në 6 mijë euro për përdorim të vapit

Përdorimi i cigareve elektronike dhe vapit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, tërheqës nga paketimet me ngjyra të ndezura dhe shijet e ëmbla që i bëjnë veçanërisht tërheqëse për të rinjtë.

The Sun shkruan, se në shumë vende të botës, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, ka nisur një ofensivë e ashpër kundër vapit. Britania ndaloi së fundmi përdorimin e cigareve njëpërdorimshe, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur fëmijët dhe ambientin.

Por Britania nuk është e vetme. Disa nga destinacionet më të vizituara turistike në botë kanë vendosur rregulla të forta dhe madje gjoba të kripura për përdorimin e vapit që në disa raste arrijnë deri në 6 mijë euro, transmeton AutoPortali.

ëse po planifikoni pushimet verore, ndoshta ia vlen të dini rregullat për vaping në këto shtatë vende:

1. Spanja

Një nga destinacionet më të dashura për britanikët, por me rregulla të qarta për vapin.
Edhe pse është legal, përdorimi i vapit në plazhe dënohet me 200 euro. Në ambientet e brendshme, gjoba shkon deri në 500 euro.

2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Në Teksas, vaping-u ndalohet në çdo hapësirë të mbyllur publike dhe gjoba është rreth 175 euro. Në Illinois, ndalohet në të gjitha ambientet e brendshme – me gjoba që arrijnë deri në 218 euro.

3. Turqia

Shitja e vapit dhe e lëngjeve përkatëse është e ndaluar. Megjithatë, lejohen të sjellësh veten pajisjet personale në udhëtim. Duhet të jesh mbi 19 vjeç dhe është e ndaluar përdorimi në çdo ambient të mbyllur. Gjoba shkon rreth 41 euro.

4. Italia

Përdorimi dhe blerja janë të ligjshme për personat mbi 18 vjeç. Por ndalohet në të gjitha vendet ku ndalohet edhe pirja e duhanit, ambiente të mbyllura, transport publik dhe hapësira pranë fëmijëve apo grave shtatzëna. Gjoba varion nga 28 euro deri në 276 euro.

5. Meksika

Ka ndalim total për shitjen, importin dhe shpërndarjen e vapit. Përdorimi për qëllime personale është zonë gri, por sjellja me vete e pajisjes konsiderohet import ilegal. Gjoba për përdorim publik varion nga 44 euro deri në 262 euro.

6. Japonia

Që prej vitit 2010, cigaret elektronike me nikotinë janë të ndaluara. Vapet pa nikotinë janë të ligjshme për të gjitha moshat. Por përdorimi jashtë zonave të përcaktuara mund të rezultojë në një gjobë deri në 6600 euro.

7. Tajlanda

Ka një ndalim total për vapin që nga viti 2014. Nëse kapesh duke përdorur, rrezikon deri në pesë vite burg dhe një gjobë katërfish të vlerës së produktit. /AutoPortali

TË FUNDIT