Dubai e Bali, ndër zgjedhjet më të kërkuara të vitit për udhëtime jashtë vendit
D

Dubai e Bali, ndër zgjedhjet më të kërkuara të vitit për udhëtime jashtë vendit

Sipas EconomicTimes, Dubai, Bali dhe Bangkok kanë qenë destinacionet më të preferuara për udhëtarët indianë në periudhën janar-qershor të këtij viti, sipas një raporti të publikuar nga kompania e teknologjisë së udhëtimeve OYO, e cila së shpejti do të dalë në bursë.

Sipas raportit “OYO Travelopedia 2025”, i bazuar në të dhënat e mbi 20 mijë prenotimeve të bëra përmes aplikacionit OYO, prenotimet për destinacionet që ofrojnë procedura më të lehta për vizë janë rritur me 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në krye të listës renditet Dubai, me një rritje trefish të prenotimeve nga familjet indiane, ndërsa Bali ka shënuar rritje të ndjeshme në rezervime nga çiftet dhe të sapomartuarit, transmeton AutoPortali.

Sipas të dhënave të raportit, koha mesatare e qëndrimit për udhëtimet në Azinë Juglindore ka qenë 5-7 ditë, ndërsa për vendet e Lindjes së Mesme, 3-5 ditë. Ndërkohë, destinacionet me distanca të gjata si Europa dhe SHBA shënojnë qëndrime më të gjata, nga 10 deri në 15 ditë.

Raporti thekson se rritja e interesimit për këto destinacione është rezultat i politikave më të lehta për viza, rritjes së lidhjeve ajrore, si dhe një interesi më të madh për përvoja luksoze e të personalizuara.

Aktualisht, OYO ka në rrjetin e saj 50 hotele premium në këto rajone – 23 në Azinë Juglindore dhe 27 në Lindjen e Mesme, kryesisht nën markat SUNDAY dhe Palette.

Kompania ka bërë të ditur se synon zgjerim të mëtejshëm në destinacione globale në zhvillim, me fokus në prona luksoze dhe përvoja unike për vizitorët.

Ndërkohë, udhëtimi ndërkombëtar nuk do të thotë domosdoshmërisht shpenzime të mëdha. Për udhëtarët indianë, ka disa vende që ofrojnë fluturime të përballueshme, kosto të ulët ditore dhe lehtësi në procesin e vizës. Qoftë për plazhe, trashëgimi kulturore, male apo ushqim rruge, këto destinacione ofrojnë vlerë të lartë për çmimin. /AutoPortali

TË FUNDIT