Destinacionet turistike më zhgënjyese në botë në 2025
D

Destinacionet turistike më zhgënjyese në botë në 2025

Në epokën e TikTok-ut dhe blogeve të udhëtimeve, shumë qytete janë bërë sensacion viral përmes pamjeve perfekte dhe historive të magjishme. Por shpesh, për shumë turistë, përvoja reale nuk përputhet me imazhin e krijuar në ekran.

Kur një destinacion shumë i pritur rezulton zhgënjyes, ndjenja është shpesh më e fortë se sa do pritej.

Në raste të rralla, kjo zhgënjim i thellë ka marrë emrin Sindroma e Parisit një fenomen psikologjik ku hendeku mes pritshmërive dhe realitetit shkakton stres, ankth apo edhe shqetësime fizike.

Sipas EconomicTimes, ky fenomen thekson një problem në rritje në turizëm: qytetet që nuk përmbushin reputacionin e tyre, transmeton AutoPortali.

Për të identifikuar destinacionet më zhgënjyese, kompania Radical Storage analizoi 97,409 vlerësime turistësh për 100 qytetet më të vizituara në botë.

Të dhënat nxorën në pah destinacionet ku pritshmëritë nuk u plotësuan, me komente që nënvizojnë se fama e qytetit është më e madhe sesa eksperienca reale.

Qytetet më zhgënjyese për turistët në 2025

Cancún, Meksikë – Megjithëse është një nga plazhet më të njohura dhe të ndërtuara posaçërisht për turistë, Cancún ka përqindjen më të lartë të komenteve negative (14.2%) dhe më shumë ankesa për “zhgënjim” dhe “masakrim financiar” (rip off). Turistët këshillohen të jenë të kujdesshëm me shpenzimet atje.

Antalya, Turqi – E njohur si “kryeqyteti i turizmit” turk, renditet e dyta në listën e qyteteve që zhgënjejnë turistët.

Punta Cana, Republika Domenikane – Një tjetër destinacion plazhi që renditet në vendin e tretë me 11.9% ankesa negative.

Pekini, Kinë – Renditet e katërta me 11.2% ankesa, ku turistët përmendin shpesh barrierat gjuhësore dhe cilësinë e ajrit.

Orlando, SHBA – Qyteti i parkëve tematike, me 10.6% komente negative, ku vizitorët ankohen për pritje të gjata dhe lodhje nga ritmi i shpejtë i qytetit.

Qytetet që i tejkaluan pritshmëritë e turistëve

Në anën tjetër, disa qytete jo vetëm që plotësuan, por edhe tejkaluan pritshmëritë e vizitorëve, me shumicë komentesh pozitive.

Guangzhou, Kinë – Renditet e para me vetëm 0.8% ankesa negative, duke treguar përvojë shumë të mirë udhëtimi.

  • Lima, Peru – E dyta në listë, me shumë vlerësime pozitive.
  • Muscat, Oman – Një tjetër destinacion që rrallëherë zhgënjen turistët.

TË FUNDIT