Merr flakë rimorkio kamioni me ngarkesë në autostradën Vlorë-Fier
M

Merr flakë rimorkio kamioni me ngarkesë në autostradën Vlorë-Fier

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak çastesh përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë, menjëherë ka ndalë nga kamioni dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit, raporton Topchannel, transmeton AutoPortali.

Ardhja e zjarrfikësve të Vlorës ka mundur të shuajë zjarrin në gomat e rimorkios së kamionit duke eliminuar përhapjen e zjarrit në te gjithë rimorkion, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tej nxehjes së ferrotave (frenave) të rimorkios.

TË FUNDIT