Pamje nga plazhi i Velipojës
P

Pamje nga plazhi i Velipojës

Velipoja, një nga plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, vazhdon të jetë një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Velipojës, duke theksuar gjallërinë dhe numrin në rritje të pushuesve në këtë zonë të njohur për rërën me efekte kurative dhe peizazhin natyror të veçantë, raporton ATSH.

Me mbi 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja ofron një ndërthurje të rrallë mes detit, lumit, deltës me ishuj, kodrave, pyllit, lagunës dhe fushave, që e bëjnë atë tërheqëse për vizitorët në çdo stinë.

Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi më i mirë i plazheve kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit, përcjell AutoPortali.

Rreth 60% e plazheve në bashkinë e Shkodrës janë publike dhe po mirëmbahen në kuadër të operacionit kombëtar “plazhe të pastra”, që zhvillohet për të katërtin vit radhazi me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

TË FUNDIT