Ka shumë paralajmërime në lidhje me përdorimin e kondicionerëve, dhe ky është sigurisht një nga më seriozët, dhe mbështetet edhe nga kërkimet shkencore.
“Ka një buton në makinën tuaj që mund t’ju vrasë brenda 2-3 orësh nëse e shtypni”, paralajmëron mjekja Christabel Akinola në Instagram.
Butoni për të cilin po mendoni është ai për riqarkullimin e ajrit. Pra, përdor të njëjtin ajër në makinë në vend që të sjellë ajër të pastër nga jashtë. Ndihmon që kondicioneri të ftohë makinën më shpejt dhe gjithashtu mund të parandalojë hyrjen e gazrave të shkarkimit. Por nëse kjo veçori lihet ndezur për shumë kohë, mund të jetë e rrezikshme. Në një postim, një mjek tregon historinë e një familjeje me pesë anëtarë që pothuajse humbën jetën. Ata po paketonin makinën e tyre për një udhëtim, por nuk e kuptuan se njëri nga fëmijët kishte qenë duke luajtur me funksionet e kondicionerit dhe aksidentalisht shtypi butonin para se të largoheshin, transmeton AutoPortali.
Gjatë rrugës, babai vuri re se të gjithë të tjerët po binin në gjumë dhe pak më vonë, edhe ai humbi ndjenjat dhe ra nga rruga në një hendek. E gjithë kjo ndodhi sepse fëmija shtypi atë buton – shkruan Akinola.
Kur riqarkullimi është i ndezur për një kohë të gjatë, dioksidi i karbonit që nxjerrim grumbullohet në automjet. Nivelet e oksigjenit ulen, lodhja rritet dhe koha e reagimit ngadalësohet. Sa më shumë njerëz në makinë, aq më i madh është rreziku. Simptomat mund të shfaqen pa paralajmërim. Një studim i botuar në revistën Environmental Science and Pollution Research tregon se riqarkullimi nuk duhet të jetë i ndezur për më shumë se 20 minuta, veçanërisht nëse po drejtoni me disa persona në makinë. Nivelet e dioksidit të karbonit rriten shpejt.
Shumë makina moderne sot kanë sisteme automatike që zbulojnë cilësinë e ajrit dhe rregullojnë riqarkullimin, por duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse dritaret tuaja fillojnë të mjegullohen ose ndiheni të lodhur pa asnjë arsye, atëherë është koha e duhur të kontrolloni se cili buton është ndezur.



