Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar planet që po harton Bashkimi Evropian, të cilat do të ndalojnë kompanitë që blejnë vetura për lëshim me qera, dhe korporatat e mëdha të blejnë automjete me motorë me djegie të brendshme për flotat e tyre nga viti 2030.
Kompani si Hertz ose Europcar do të lejohen të blejnë vetëm automjete me bateri nga ajo datë, raportoi gazeta gjermane Bild, duke cituar burime të paidentifikuara të BE-së. Flotat e korporatave përbëjnë rreth 60 përqind të shitjeve të makinave të reja, transmeton AutoPortali.
Komisioni Evropian thuhet se po planifikon të paraqesë një propozim deri në fund të verës që do të përshpejtonte planin e BE-së për heqjen graduale të motorëve me djegie të brendshme. Propozimi do t’i shkojë më pas Parlamentit Evropian. Komisioni ka vendosur tashmë një objektiv prej zero emetimesh CO2 për të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE deri në vitin 2035, gjë që do t’i pengonte prodhuesit e makinave të shesin modele me benzinë dhe naftë. Merz tha se propozimet nuk e kuptojnë plotësisht thelbin e nevojave të përbashkëta aktuale që kemi në Evropë, duke vënë në dukje se industria e automobilave është një nga industritë kryesore të rajonit.
“Nuk duhet të lejojmë që industria e automobilave të shkatërrohet duke u përqendruar në teknologji që mund të mos jenë mjaftueshëm të gatshme për tregun deri në një datë të caktuar. Evropa duhet të mbetet e hapur teknologjikisht. Evropa nuk është mjaftueshëm e hapur, nuk është mjaftueshëm e shpejtë, nuk është mjaftueshëm dinamike dhe unë dua të ndihmoj në ndryshimin e kësaj”, tha Merz.
Me sa duket, kancelarja gjermane po përpiqet të mbrojë industrinë e saj, Volkswagen, BMW, Mercedes-Benz…



