Dheu i Bardhë, sërish pika më e ngarkuar kufitare
D

Dheu i Bardhë, sërish pika më e ngarkuar kufitare

Me fillimin e sezonit të pushimeve, shumë bashkatdhetarë po kthehen në Kosovë, çka ka ndikuar në shtimin e trafikut në disa prej pikave kufitare.

Pika më e ngarkuar vazhdon të jetë ajo e Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë, ku edhe sot janë krijuar radhë të gjata në të dy drejtimet – hyrje dhe dalje

Sipas raportimeve, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa për të dalë nga vendi, qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare situata është më e qetë dhe nuk ka raportime për pritje të gjata apo kolona.

Për të pasur informacion të përditësuar mbi gjendjen në kufij, qytetarët mund të konsultojnë shërbimin online duke klikuar këtu./AutoPortali/

TË FUNDIT