Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet operacionin “Plazhi i lirë” përgjatë bregdetit të Durrësit, duke liruar hapësira të tjera publike të zëna në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, janë identifikuar dhe sekuestruar 1566 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura pa leje nga 14 shtetas.
Të gjithë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për uzurpim të hapësirës publike, shkruan AutoPortali.
Të proceduarit janë:
- V. B., 28 vjeç, banues në Draç, Durrës
- E. L., 47 vjeç, banues në Tiranë
- D. K., 60 vjeç, banues në Shijak
- E. L., 33 vjeç, banues në Hamallaj
- L. M., 24 vjeç, banues në Shijak
- S. K., 31 vjeç, banues në Ishëm
- S. I., 57 vjeç, banues në Ishëm
- J. B., 38 vjeç, banues në Tiranë
- A. F., 53 vjeç, banues në Manzë
- Q. D., 30 vjeç, banues në Tiranë
- A. C., 39 vjeç, banues në Manzë
- L. L., 50 vjeç, banues në Tiranë
- F. A., 47 vjeç, banues në Tiranë
- E. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë
Operacioni synon të sigurojë që hapësirat publike bregdetare të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe jo të kontrollohen në mënyrë abuzive nga subjekte apo individë privatë.
Policia ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror në të gjitha zonat turistike të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike. /AutoPortali



