Dasmat në Kosovë organizohen shpesh, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
Për shkak të kësaj, ndodh që të formohen kolona të gjata trafiku gjatë kalimit të automjeteve të krushqve.
Me këtë rast, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes të shtuar, përcjell AutoPortali.
“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik. Gjatë lëvizjes së automjeteve në kolona të ahengjeve-dasmave mos i hapni dyerte e automjetit, mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit, mos u ulni në dritare-mos kërceni, mos u ndalni dhe mos vallëzoni në rrugë, mos përdorni videoinqizuese nga dritaret e automjetit“.
Në njoftimin e publikuar, gjithashtu kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të zbatojnë rregullat e komunikacionit dhe të ndihmojnë në krijimin e një ambienti të sigurt në rrugë për të gjithë qytetarët.



