Kamioni më i madh në botë: Kapacitet ngarkese prej 450 tonësh
K

Kamioni më i madh në botë: Kapacitet ngarkese prej 450 tonësh

Kamioni më i madh në botë? Ka shumë konkurrencë, por këto janë kryesisht kamionë që përdoren në miniera. Fituesi duket të jetë Belazu Belaz 75710, i cili është mbi 20 metra i gjatë, mbi 8 metra i lartë dhe 9.75 metra i gjerë.

I ngarkuar plotësisht, ky kamion nga Bjellorusia peshon më shumë se 800 ton dhe për këtë arsye ka nevojë për një motor të fuqishëm, transmeton AutoPortali.

Në vend të një motori të vetëm, sistemi i transmisionit Siemens MMT 600 fuqizohet nga dy motorë dizel me katër kohë MTU 65 litra, 16 cilindra, secili me 2,300 kuaj fuqi (1,700 kW).

Këta janë të lidhur me dy alternatorë AC dhe katër motorë tërheqjeje AC (dy në secilin bosht). Pavarësisht totalit prej 11,165 kuaj fuqi, kamioni ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 64 km/orë. Kur është i ngarkuar, kamioni mund të arrijë deri në 40 km/orë në një pjerrësi prej 10 përqind. Me një kapacitet ngarkimi prej 450 tonësh, ky kamion është vërtet një përbindësh mbi rrota. Konsumi? Rreth 1,300 litra për 100 km.

TË FUNDIT