Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për shkeljen e rregullave të trafikut në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Sipas tij, veturat po kalojnë në mënyrë të rrezikshme përmes shiritit të dedikuar për biçikleta.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet qartë se tre automjete po lëvizin mbi vendkalimin për biçikleta, duke e shfrytëzuar atë si rrugë alternative për të anashkaluar kolonën e trafikut, përcjell AutoPortali.



