Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një tjetër mesazh mëngjesi për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, këtë herë nga Velipoja, ku thekson angazhimin për një sezon turistik të sigurt dhe të rregullt përgjatë bregdetit shqiptar, shkruan AutoPortali.
“Në Velipojë, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë”, shkruan Rama në Facebook.
Postimi vjen në një kohë kur zonat bregdetare të Shqipërisë po përballen me fluks të lartë vizitorësh dhe kritika për mbingarkesë, menaxhim të dobët të hapësirave publike dhe mungesë kontrolli ndaj zaptimeve apo ndotjes. /AutoPortali



