Do të blinit një automjet të vjetër të përdorur me kilometrazh të ulët?!
D

Do të blinit një automjet të vjetër të përdorur me kilometrazh të ulët?!

Kemi shkruar për këtë temë më parë , por ia vlen të dërgojmë një paralajmërim nga ana tjetër. Kilometrazhi i ulët është një nga karakteristikat kryesore që njerëzit kërkojnë kur blejnë një makinë të re dhe potencialisht mund të jetë një shenjë e një ujdie nëse automjeti nuk ka përshkuar shumë kilometra.

Por duhet të shikoni përtej numrit të kilometrave të përshkuara. Edhe pse kilometrazhi i ulët mund të jetë një shenjë se një makinë është në gjendje të mirë, ekspertët thonë se automjetet mund të shfaqin probleme edhe për shkak të mungesës së përdorimit ose kilometrazhit të ulët.

Sarah Jenkins nga kompania britanike My Car Reg Check shpjegoi duke përdorur shembullin e dy automjeteve që janë të së njëjtës moshë:

“Njerëzit supozojnë se një makinë me 50,000 km është automatikisht një bast më i sigurt se një me 130,000 km, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Nëse rrinë pa lëvizur për muaj ose vite, shpesh zhvillojnë probleme të fshehura mekanike që nuk shfaqen derisa të jetë tepër vonë”. shkruan Birmingham Live.

Problemet me motorët me kilometrazh të ulët mund të përfshijnë defekte të frenave, gomave, baterisë dhe elektrike.

“Disa nga problemet më të mëdha që hasim me makinat e përdorura me kilometrazh të ulët përfshijnë gomat e konsumuara, frenat e bllokuara, motorët e fikur dhe lagështinë në brendësi. Kjo blerje me çmim të volitshëm mund të mos duket aq e lirë kur të përfundoni në automekanik.”, shtoi Sara.

Pastaj është e rëndësishme të bësh pyetjen: a është servisuar makina rregullisht?! Kini kujdes të jashtëzakonshëm, përndryshe financat tuaja personale mund të vuajnë…

TË FUNDIT