Parkim i parregullt në Lezhë, procedohet penalisht një 27-vjeçar nga Kamza
P

Parkim i parregullt në Lezhë, procedohet penalisht një 27-vjeçar nga Kamza

Një rast i parkimit të parregullt në qytetin e Lezhës ka çuar në ndëshkimin penal dhe administrativ të drejtuesit të automjetit. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën “Luigj Gurakuqi”, është konstatuar një automjet i parkuar në mënyrë të tillë që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në Kamëz. Ndaj tij është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, shkruan AutoPortali.

Përveç procedimit penal, shtetasi A. K. është ndëshkuar edhe me masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, ndërsa automjeti është sekuestruar si provë materiale në kuadër të hetimit.

TË FUNDIT