Volkswagen premton ta mbajë Golf GTI në treg, pavarësisht modeleve të reja elektrike, transmeton AutoPortali.
Duke folur në Nürburgring me entuziastin e Volkswagen, Jamie Orr, CEO i VW, Thomas Schäfer, njoftoi se Golf GTI do të mbijetojë për një kohë më të gjatë:
– Patjetër që do të mbetet në prodhim për dekadën e ardhshme. GTI ndoshta do të jetë paksa i elektrifikuar.
Në mënyrë specifike, ka shumë të ngjarë që të ketë një konfigurim hibrid të butë. Çdo gjë tjetër, hibrid apo plug-in hibrid (tani shitet si GTE) do të ndikonte në dinamikën e drejtimit me rritjen e masës, shkruan Revijahak.hr.
Volkswagen ka konfirmuar se Golfi i gjeneratës së nëntë do të jetë elektrik, por gjenerata e tetë pritet të mbetet në prodhim deri në vitin 2035, kur BE-ja planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme. Sigurisht, me rifreskime. /AutoPortali/



