Kini kujdes, vapa dhe mungesa e hidratimit mund t’ju ndikojnë po aq sa konsumimi i alkoolit!
K

Kini kujdes, vapa dhe mungesa e hidratimit mund t’ju ndikojnë po aq sa konsumimi i alkoolit!

Temperaturat mbi 30 gradë shkaktojnë probleme të ndryshme për shumë prej nesh, dhe kur ulemi pas timonit, e gjithë situata është shumë më e rrezikshme.

Një hulumtim nga Universiteti Britanik i Loughborough tregoi një fakt shqetësues – nëse nuk pini sasi të mjaftueshme uji në temperatura të larta, do të jeni në të njëjtën gjendje sikur të kishit 0.8 g/l alkool në trup, transmeton AutoPortali.

Studime të tjera kanë shqyrtuar nxehtësinë ekstreme dhe reagimet në trafik. Në 35 gradë Celsius, mund të humbisni deri në 20 përqind të shenjave të trafikut, dhe mundësia për të bërë një gabim trafiku rritet me 30 përqind.

Prandaj, ulni temperaturën në automjet duke përdorur kondicionerin (mos e teproni me një temperaturë shumë të ulët, pasi as kjo nuk është e shëndetshme), pini mjaftueshëm ujë dhe vishni rroba të lehta. Pushoni në rrugë dhe ajrosni kabinën përpara se të niseni përsëri.

TË FUNDIT