Gushti nis me trafik të rënduar në drejtim të bregdetit, në aksin Milot–Lezhë
G

Gushti nis me trafik të rënduar në drejtim të bregdetit, në aksin Milot–Lezhë

Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës.

Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit, shkruan Abcnews.

Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut. /AutoPortali

 

TË FUNDIT