Mercedes prezanton GLC elektrik, një kapitull i ri në strategjinë elektrike të markës
M

Mercedes prezanton GLC elektrik, një kapitull i ri në strategjinë elektrike të markës

Mercedes-Benz do të prezantojë modelin GLC të ri elektrik, të pajisur me teknologji EQ, në panairin IAA Mobility që mbahet në fillim të shtatorit në Hannover.

Sipas kompanisë, ky model do të jetë “ylli i prodhimit” për vitin 2025 dhe simbol i drejtimit të ri që po merr marka gjermane në segmentin elektrik.

Sipas Autoweek, GLC me platformën e re MB.EA do të jetë modeli i parë i ndërtuar mbi një bazë tërësisht të re teknike dhe dizajni, që do të shërbejë si themel për një seri të gjerë automjetesh elektrike në të ardhmen.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur gama elektrike e Mercedes-it konsiderohet e fragmentuar dhe e paunifikuar në stil e strategji, transmeton AutoPortali.

Kalimi strategjik: Nga ndarje në unifikim

Në të kaluarën, modelet elektrike si EQS dhe EQE u karakterizuan nga një dizajn që i largohej linjave tradicionale të markës, duke u fokusuar në aerodinamikë ekstreme. Kjo qasje u kritikua si devijim nga identiteti i markës. Për herë të parë, Mercedes ka pranuar publikisht se do të kthehet tek një gjuhë dizajni të unifikuar, më afër pamjes së modeleve me motorë me djegie të brendshme.

“Duke filluar nga tani, të gjitha modelet tona elektrike apo me karburant do të ndjekin një dizajn koherent dhe të orientuar drejt statusit,” thuhet në deklaratën e prodhuesit.

Modeli i parë që reflektoi këtë ndryshim ishte EQS sedan, që mori një pamje të re në pjesën e përparme, por brenda kufijve të një rifreskimi të zakonshëm.

GLC i ri: Dizajn i ri, teknologji e re

Modeli GLC elektrik, në ndryshim nga EQS, është një dizajn komplet i ri. I pajisur me sistemin 4Matic me të gjitha rrotat aktive, 483 kuaj fuqi dhe arkitekturë 800-voltëshe, GLC pritet të ofrojë mbi 400 milje autonomi sipas ciklit WLTP, ose më shumë se 300 milje sipas standardit amerikan EPA.

Bateria 94.5 kWh siguron jo vetëm rreze të gjatë, por edhe një bosht më të gjatë rrotash, duke përmirësuar ndjeshëm komoditetin si në qytet ashtu edhe në udhëtime të gjata. Për më tepër, një transmision me dy shpejtësi për motorin e pasmë do të mundësojë efikasitet më të lartë në shpejtësi autostrade.

Mercedes njoftoi gjithashtu se frenimi rigjenerues është optimizuar për të ofruar ndjesi të natyrshme e të qëndrueshme në pedale, ndërsa invertores me karabit silikoni rrisin efikasitetin e energjisë.

“GLC i ri është një moment historik për Mercedes-Benz. Nga tani e tutje, klientët do të mund të zgjedhin modelin që duan dhe pastaj ta konfigurojnë me sistemin e lëvizjes që preferojnë,” deklaron kompania.

Përveç GLC-së elektrike, Mercedes do të prezantojë edhe CLA-në e re elektrike në të njëjtin event. /AutoPortali

TË FUNDIT