Aksident fatal në Devoll, 75-vjeçari vdes pas përmbysjes së traktorit
A

Aksident fatal në Devoll, 75-vjeçari vdes pas përmbysjes së traktorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor u përmbys duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij.

Rreth orës 11:00, 75-vjeçari H. L. ka humbur kontrollin mbi zetorin, i cili doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë, drejtuesi është zënë poshtë nga mjeti dhe ka humbur jetën në vend.

Policia njofton se grupi hetimor është duke punuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /AutoPortali 

TË FUNDIT