Ferizaj: 99 aksidente në një javë, 1,750 gjoba dhe 18 patenta të pezulluara
F

Ferizaj: 99 aksidente në një javë, 1,750 gjoba dhe 18 patenta të pezulluara

Në vetëm një javë, rajoni i Ferizajt ka regjistruar 99 aksidente trafiku, prej të cilave 26 me të lënduar dhe 73 me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, 37 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtyre aksidenteve, duke rikthyer vëmendjen te niveli shqetësues i sigurisë rrugore.

Paralelisht me situatën alarmante në rrugë, Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në terren, shkruan AutoPortali.

Nga 28 korriku deri më 3 gusht, janë shqiptuar 1,750 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 18 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të patentës, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

Policia njofton se do të vazhdojë me aksione të përforcuara për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim më të sigurt. Njëherësh, i bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje të rregullave përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, numrave të kontaktit apo në stacionet më të afërta policore, duke siguruar se të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /AutoPortali

TË FUNDIT