Policia e Durrësit: Zhurmat në zona turistike brenda kufijve të lejuar
P

Policia e Durrësit: Zhurmat në zona turistike brenda kufijve të lejuar

Policia e Durrësit njoftoi sot se kontrolli i kryer mbi nivelin e zhurmave në zonat turistike ka rezultuar brenda kufijve të lejuar, sipas standardeve të përcaktuara në procedurën përkatëse.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, përveç matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë monitoruar edhe respektimin e orarit të muzikës në ambiente të hapura në zona të banuara.

Orari i lejuar për muzikën është nga ora 11:00 deri në mesnatë, shkruan AutoPortali.

Policia e Durrësit thekson angazhimin e saj për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe turistët gjatë sezonit veror. /AutoPortali

TË FUNDIT