Vetura përfshihet nga flakët në autostradën Vlorë–Fier, dyshohet për defekt teknik
V

Vetura përfshihet nga flakët në autostradën Vlorë–Fier, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve por automjeti është djegur thuajse plotësisht. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në automjet, shkruan Abcnews, transmeton AutoPortali.

 

TË FUNDIT