Makina përfshihet nga flakët në autostradën Vlorë-Fier
M

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Vlorë-Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, shkruan Euronews, transmeton AutoPortali.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në automjet.

TË FUNDIT