Volkswagen do të prezantojë një kamionçinë të re
V

Volkswagen do të prezantojë një kamionçinë të re

Kamionçina e gjeneratës së parë Amarok u zhvillua në zyrat e Volkswagen, por tashmë gjenerata e dytë është produkt i bashkëpunimit me Ford, kështu që nuk është për t’u habitur që i ngjan Ranger. Modeli origjinal, pra gjenerata e parë, shitet ende në Amerikën e Jugut. Pasardhësi i kamionçinës së vjetër është në fazën e ndërtimit, por përsëri nuk do të jetë ekskluzivisht një projekt i Volkswagen.

VW do t’i japë kamionçinës së re ADN-në kineze. Marcellus Puig, CEO i VW Argentina, i tha Motor1.com Argentina se modeli i ri do të zhvillohet me ndihmën e Grupit SAIC të Kinës. Projekti do të kërkojë një investim prej 580 milionë dollarësh për të ndërtuar kamionçina në Argjentinë deri në vitin 2027. Gjenerata e parë do të mbetet në prodhim deri atëherë, transmeton AutoPortali.

Amarok-u i ri për Amerikën e Jugut mund të jetë mekanikisht i ngjashëm me Maxus Interstellar X që shitet në Australi si LDV Terron 9 (foto më poshtë), që do të thotë kalim nga një shasi me kornizë çeliku në një karroceri monokoke. Kamioneti me dy kabina shitet në Kinë me një motor turbodizel 2.5 litra dhe sistem elektrik me dy motorë. Për financat e Volkswagen, ky veprim është i dobishëm sepse kursen para për zhvillimin e një modeli të ri.

TË FUNDIT