Jack Grealish drejt Evertonit
J

Jack Grealish drejt Evertonit

Jack Grealish është shumë pranë transferimit te Everton, pasi marrëveshja e huazimit me Manchester Cityn është arritur dhe vizitat mjekësore janë caktuar për më vonë gjatë ditës së sotme.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, ylli anglez ka pranuar ofertën dhe projektin sportiv të Evertonit, duke i dhënë dritën jeshile transferimit. Lëvizja pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve të ardhshme, duke shënuar një nga transferimet më të bujshme të verës në Premier League, transmeton AutoPortali.

Pas një sezoni të vështirë me pak minuta te Manchester City, Grealish kërkon të rifitojë formën dhe rolin e tij si titullar, dhe kalimi te Everton shihet si mundësi ideale për një rikthim të madh.

Everton, nga ana tjetër, përfiton nga eksperienca dhe kreativiteti i një lojtari me cilësi të larta në mesfushë dhe sulm, teksa synon një sezon më të qëndrueshëm në elitën angleze.

TË FUNDIT