Zhegrova rikthehet tek ekipi i parë, Lille merr vendim të ri për ylli kosovar
Z

Zhegrova rikthehet tek ekipi i parë, Lille merr vendim të ri për ylli kosovar

Edon Zhegrova pritej të largohej nga Lille që nga fundi i sezonit të kaluar, pasi vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për një transferim.

Megjithatë, në dallim nga vera e kaluar kur klubi nuk i lejoi largimin, këtë sezon situata ka ndryshuar papritur.

Gjatë sezonit të kaluar, Zhegrova u përball me probleme fizike dhe nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një dëmtimi, transmeton AutoPortali.

Napoli kishte shfaqur interes për transferimin e tij, por nuk ka ndjekur më tej këtë pistë. Ndërkohë, Marseille është shfaqur si një kandidat i ri për shërbimet e tij.

Për shkak të mungesës së ofertave konkrete dhe të pranueshme, Zhegrova është rikthyer në ekipin e parë të Lille, pas një periudhe ku stërvitej me skuadrën rezervë.

Sipas L’Équipe, që nga mëngjesi i së hënës ai ka rifilluar stërvitjet me ekipin e parë, në të cilin kishte qenë pjesë edhe sezonin e kaluar.

Presidenti i Lille, Olivier Letang, deklaroi se klubi kishte planifikuar largimin e Zhegrovës këtë verë, por “kushtet nuk u harmonizuan” për të finalizuar transferimin.

Kjo lë mundësinë që sulmuesi kosovar të qëndrojë edhe për një sezon, i fundit në kontratën e tij me klubin.

Me tri javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar në kampionatet kryesore, Zhegrova pritet të jetë pjesë e Lille për sezonin 2025/26, nëse nuk shfaqet ndonjë ofertë e madhe që ndryshon situatën. /AutoPortali

TË FUNDIT