City shpreh interesim për Rodrygo
C

City shpreh interesim për Rodrygo

Rodrygo mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pasi pozita e tij në skuadër është vënë në pikëpyetje.

Mungesa e përfshirjes së tij nga trajneri Xabi Alonso në Botërorin e Klubeve ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

Braziliani ka zgjuar interesimin e disa prej skuadrave më të mëdha të Premierligës, me Manchester Cityn që raportohet se po e monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të përshpejtojë negociatat, transmeton AutoPortali.

Klubi anglez pritet të përballet me disa largime në repartin ofensiv dhe Rodrygo shihet si përforcim ideal për krahët e sulmit.

Real Madridi nuk e përjashton shitjen e lojtarit, por ka vendosur një çmim të qartë: asnjë ofertë nën 100 milionë euro nuk do të merret parasysh. /AutoPortali

 

TË FUNDIT