Cadillac ka prezantuar një program të ri personalizimi për modelin e saj sportiv CT5-V Blackwing 2026, të quajtur “Curated by Cadillac”.
Programi synon të ofrojë mundësi shtesë për personalizimin e sedanit me motor të fuqishëm, duke shtuar opsione luksoze për brendësinë dhe jashtësinë e automjetit.
Programi “Curated by Cadillac” frymëzohet nga linja e luksit elektrike Celestiq dhe ofron blerësve të CT5-V Blackwing më shumë se 160 opsione për ngjyra dhe finishe të jashtme, duke përfshirë sipërfaqe me shkëlqim të lartë dhe të ngrira, shkruan AutoWeek, transmeton AutoPortali.
Automjetet do të përfundojnë me dorë sipas standardeve të ekspozitave të automjeteve.
Në brendësi, programi zgjerohet me materiale dhe ngjyra të reja për finishtet e brendshme. Ndërsa Cadillac nuk ka zbuluar detaje të sakta për ngjyrat dhe materialet, kompania thekson se kombinimet janë në miliona.
Natyrisht, ky ekskluzivitet ka edhe një çmim, automjetet e ndërtuara me dorë nga ky program fillojnë nga 158,000 dollarë, ose 56,805 dollarë më shumë se modeli bazë, që kushton 101,195 dollarë. Përveç kësaj, ky program ofron akses në shërbimin e konsjerzhit dhe është i limituar në numër.
Një CT5-V Blackwing i personalizuar sipas “Curated by Cadillac” do të prezantohet gjatë Monterey Car Week në Concours Village, ku blerësit mund ta shohin nga afër këtë mundësi luksoze personalizimi. /AutoPortali



