Gjermania i thotë “jo” hidrogjenit, hap rrugën për karburantin e ri
G

Gjermania i thotë “jo” hidrogjenit, hap rrugën për karburantin e ri

Gara për karburantin e së ardhmes ka nisur, por jo në drejtimin që shumica priste. Në vend të motorëve elektrikë ose me hidrogjen, disa prodhues po përqendrohen tek alternativa të tjera më afër konceptit tradicional të furnizimit.

Pyetja “çfarë lloj motori do të kenë makinat e së ardhmes” po qarkullon gjithnjë e më shumë, shkruan Reportmotori, transmeton AutoPortali.

Edhe pse sot duket se teknologjia elektrike është rruga më e mundshme, shumë kompani kanë nisur të kërkojnë opsione të tjera. Hidrogjeni ishte një prej tyre, por problemet me kostot e larta të prodhimit dhe fakti se nuk redukton plotësisht emetimet kanë bërë që disa prodhues të tërhiqen.

Vendimi i befasishëm nga Gjermania

Gjermania, e njohur si qendra europiane e zhvillimit të teknologjive të furnizimit alternativ, ka marrë një vendim që mund të shkaktojë efekt domino: ndalon përdorimin e hidrogjenit për makinat. Edhe pse ofron autonomi më të madhe dhe kohë më të shpejtë të karikimit, hidrogjeni nuk ka bindur qeverinë dhe industrinë gjermane.

Ky vendim ka goditur rëndë kompanitë që kishin investuar në këtë sektor, përfshirë gjigantin e magazinimit të energjisë “Storengy”. Drejtori ekzekutiv i saj, Daniel Mercer, e ka quajtur lajmin “një tronditje”, duke theksuar se objektivi për neutralitet karbonik deri në vitin 2045 mbetet i pandryshuar.

Audi, vetëm elektrik nga 2026

Ndërkohë, disa marka si Audi kanë qëndruar larg teknologjisë me hidrogjen dhe po fokusohen tek makinat elektrike. Nga viti 2026, Audi do të ndalojë prodhimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme, duke synuar që brenda një dekade e gjithë gama e saj të jetë me bateri.

Për të avancuar në teknologjitë e qëndrueshme, prodhuesi gjerman nga Ingolstadt po hyn edhe në Formula 1. Duke ruajtur motorët hibridë, nga sezoni i ardhshëm gara do t’i japë më shumë peshë komponentit elektrik dhe karburanteve të gjeneratës së re, si pjesë e strategjisë globale për uljen e ndikimit mjedisor. /AutPortali

TË FUNDIT