Ky është koncepti i ri supermakinës Lexus dhe duket spektakolar
K

Ky është koncepti i ri supermakinës Lexus dhe duket spektakolar

Lexus surprizoi publikun në The Quail, A Motorsports Gathering gjatë Monterey Car Week, duke zbuluar për herë të parë konceptin e shumëpërfolur të supermakinës së re.

Modeli, i njohur deri tani si Sport Concept, shihet si pararendës i asaj që quhet LFR, duke kombinuar elemente të ikonës LFA dhe modelit LC500.

Sipas Motor1, edhe pse detajet teknike ende nuk janë zbuluar, dihet se makina do të ketë motor V-8 twin-turbo, me arkitekturë front-engine, rear-drive dhe shumë gjasa me transaksial të pasmë.

Një version i Toyotës gjithashtu do të prodhohet, por nuk do të jetë i disponueshëm për tregun amerikan. Ky model do të shërbejë si bazë edhe për makinën garuese GT3 të ardhshme të Toyotës.

Koncepti sjell disa elemente mbresëlënës:

  • tubat e shkarkimit të vendosur poshtë krahut të pasëm,
  • grila gjigante në pjesën e pasme që rikujtojnë LFA-n,
  • hapësira pas dritareve që duket se përdoren për ftohjen e frenave apo transaksialit,
  • si dhe katër ventilatorë të vegjël të vendosur pranë dritës qendrore të frenimit.

Megjithëse disa detaje tipike të makinave konceptuale nuk pritet të arrijnë prodhimin, forma e makinës për rrugë pritet të jetë shumë afër kësaj pamjeje. Lexus ka lënë të paekspozuar disa pjesë nuk ka interier, ndërsa nga gomat janë hequr të gjitha logot përveç atyre të Bridgestone.

Nga kapaku i gjatë, shihet qartë se motori është shtyrë shumë prapa boshtit të përparmë, duke përforcuar idenë e transaksialit të pasmë.

Në zhvillimin e këtij modeli, Toyota dhe Lexus kanë marrë si pikë reference AMG GT R të Mercedes-it, një nga makinat më të mira sportive dhe garuese me motor përpara të viteve të fundit, i cili përdorte gjithashtu motor V-8 dhe transaksial të pasmë.

Ky koncept u pa fillimisht si Toyota GR GT3 në vitin 2022, por tani kemi para syve për herë të parë vizionin e Lexus-it për versionin rrugor.

Në njoftimin zyrtar, Lexus tha se: 
“Ky sportcar me dizajn progresiv, i fokusuar në të ardhmen, por njëkohësisht autentik, sinjalizon drejtimin e ri të dizajnit për Lexus. Ky koncept frymëzues me formë të gjerë, të ulët dhe dy dyer kombinon elementë dinamikë e emocionalë në një vizion për supermakinat e gjeneratës së ardhshme.”

TË FUNDIT