SUV-të kineze po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregun eVropian, duke u kthyer në konkurrentë seriozë edhe për gjigantë si BMW.
Prej vitesh, modelet SUV dominojnë tregun global dhe prodhuesit po fokusohen gjithnjë e më shumë tek kjo kategori.
Në portofolin e bavarezëve spikat BMW X7, një model luksoz me përmasa mbresëlënëse: gjatësi 5,18 metra, gjerësi 2,22 metra dhe lartësi 1,84 metra. Ky SUV ofrohet si me konfigurim gjashtë vendesh, ashtu edhe shtatë vendesh, shkruan Reportmotori, transmeton AutoPortali.
X7 ofrohet me disa opsione motorike: benzine dhe Mild Hybrid me benzinë ose naftë. Motorët 6-cilindrash 3.0 litër japin deri në 381 kuaj fuqi në versionin benzine dhe 340 kuaj fuqi në atë me naftë. Një rival i ri, megjithatë, vjen nga Kina dhe mund të trazojë ujërat për BMW-në.
Voyah Free, SUV-i elektrik kinez që po sfidon gjigantët
Marka kineze Voyah ka debutuar në Evropë me modelin Free, një SUV elektrik premium që po tërheq vëmendjen për përmasat, fuqinë dhe teknologjinë. Me gjatësi 4,91 metra, gjerësi 1,95 metra dhe lartësi 1,65 metra, ky model peshon 2340 kg.
Voyah Free ka dy motorë elektrikë: një në pjesën e përparme me 218 kuaj fuqi dhe një tjetër në pjesën e pasme me 272 kuaj fuqi, duke dhënë në total 489 kuaj fuqi. Kjo i mundëson të arrijë shpejtësinë maksimale prej 200 km/h dhe përshpejtim 0-100 km/h në vetëm 4,4 sekonda.

Teknologjia është një tjetër pikë e fortë: kabina ka tre ekrane 12,3 inç secili, me një dizajn të sofistikuar dhe përfundime të kujdesshme.
Çmimi fillestar është 77.790 euro një shifër e lartë për një markë në zhvillim, por e justifikuar nga niveli i teknologjisë dhe cilësia e ofruar.

Me performancë, luks dhe inovacion, Voyah Free po sfidon seriozisht markat tradicionale eVropiane dhe duket se do të fitojë një pjesë të konsiderueshme të tregut. /AutoPortali



