Fluks rekord në Sarandë, 7.300 udhëtarë në ditë gjatë gushtit
F

Fluks rekord në Sarandë, 7.300 udhëtarë në ditë gjatë gushtit

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë, duke regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2025, janë përpunuar plot 345.476 pasagjerë, një shifër rekord që tejkalon ndjeshëm 295 mijë udhëtarët e vitit të kaluar.

Sipas KlanTv, gjatë muajit gusht, fluksi ditor i udhëtarëve ka arritur në 7.300 persona, duke e vendosur portin përballë sfidave logjistike dhe operacionale, transmeton AutoPortali.

Për të përballuar kërkesën në rritje, gjatë sezonit veror janë angazhuar 9 tragete dhe janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje, duke mundësuar një qarkullim më efikas të udhëtarëve.

Me rritjen e vazhdueshme të fluksit turistik, Saranda po afirmohet si një nga destinacionet më të preferuara për pushime verore, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për mijëra turistë të huaj që zgjedhin rivierën shqiptare për bukuritë natyrore dhe mikpritjen.

TË FUNDIT