Gjurmë të qytetit antik ilir dalin në dritë në Bushat të Shkodrës
G

Gjurmë të qytetit antik ilir dalin në dritë në Bushat të Shkodrës

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik vjen nga Bushati i Shkodrës, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë nxjerrë në dritë gjurmë të një qyteti antik ilir të shekullit IV para erës sonë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se ky sit i ri pasuron më tej trashëgiminë kulturore të qarkut të Shkodrës.

Sipas tij, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin dhe mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar kulturore, shkruan AutoPortali.

Ky projekt i përbashkët synon jo vetëm dokumentimin shkencor, por edhe krijimin e mundësive për turizëm kulturor në një prej zonave me potencial të lartë historik dhe natyror të vendit.

TË FUNDIT