Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë në PKK Goricë, në hyrje të Shqipërisë, pas tentativës për të kontrabandonuar një sasi nafte të fshehur në një depozitë rezervë në automjetin e tij.
Automjeti dhe nafta e sekuestruar janë marrë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i mjetit, shtetasi D. Xh., banues në fshatin Belorta, nuk kishte dokumentacion apo faturë për sasinë e naftës.
Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli rutinë në vijën e dytë, si pjesë e punës së intensifikuar të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë.
Materialet procedurale për këtë rast janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.



