Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për fillimin e punimeve në rrugën Kralan–Rakovinë, një projekt me rëndësi për infrastrukturën lokale, përcjell AutoPortali.
Sipas tij, kjo arterie rrugore po i nënshtrohet një rikonstruktimi të plotë, me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një investim të përgjithshëm prej 648,956.80 euro.
Kryetari Gjini theksoi se ky projekt synon të përmirësojë sigurinë në qarkullim, të shkurtojë kohën e lidhjes mes zonave dhe të rrisë cilësinë e jetës për banorët e kësaj ane.
“Me punë, hapim horizontin e ri për gjeneratat,” ka shkruar Gjini në postimin e tij, duke nënvizuar rëndësinë afatgjate të investimeve në infrastrukturë. /AutoPortali/



