Fiat prezanton Pulse, SUV-i i lirë që po bën namin në Brazil
F

Fiat prezanton Pulse, SUV-i i lirë që po bën namin në Brazil

Fiat po korr sukses të madh në tregun ndërkombëtar me Pulse, një model i ri që kombinon karakteristikat e një SUV-i me prakticitetin e një citycar. Me çmim të përballueshëm dhe pajisje moderne, kjo makinë po shitet masivisht në Brazil, një nga tregjet më të rëndësishme për prodhuesin italian.

Fiat prej dekadash ka ndërtuar reputacionin e saj mbi modelet e vogla dhe ekonomike, mes tyre Panda që mbetet një nga makinat më të shitura në Itali.

Panda klasike ka gjatësi 365 cm, gjerësi 164 cm dhe lartësi 155 cm, me hapësirë për 4 deri në 5 persona.

Motori i saj është 3 cilindrash, 999 kubikë, me 70 kuaj fuqi dhe çmim bazë prej 15,900 eurosh një zgjedhje ideale për qytetin, shkruan Reportmotori, transmeton AutoPortali.

Por ndërsa Panda vazhdon të ruajë popullaritetin në Evropë, jashtë kontinentit protagoniste është bërë Fiat Pulse. Ky model është menduar posaçërisht për tregun brazilian, ku Fiat tradicionalisht ka shënuar shitje të larta.

Pulse ofrohet me motor 1.3 Firefly dhe transmetim me pesë marshe, ndërsa kabina përfshin një ekran multimedial 8,4 inç me kontrolle të avancuara në timon.

Ajo që e bën edhe më tërheqëse është çmimi i nisjes: 99.900 realë brazilianë. Edhe pse më i lartë se më parë, ai mbetet ende i pozicionuar në një kategori që e bën modelin të përballueshëm për konsumatorët mesatarë.

Falë këtyre veçorive, Pulse po konsiderohet si një ndër modelet më të suksesshme të Fiat në Amerikën Latine, duke forcuar edhe më shumë praninë e markës italiane në tregun brazilian. /AutoPortali 

TË FUNDIT