Aksident në Shkodër, lëndohet pasagjerja e një motoçiklete
A

Aksident në Shkodër, lëndohet pasagjerja e një motoçiklete

Rreth orës 12:30 të së enjtes, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, shkruan Topchanel, transmeton AutoPortali.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

TË FUNDIT