Pesë modelet më të mira të veturave elektrike të vitit 2025
P

Pesë modelet më të mira të veturave elektrike të vitit 2025

Viti 2025 sjell një listë surprizuese të pesë makinave elektrike më të mira, ku përzihen marka prestigjioze dhe modele më të përballueshme, duke ofruar performancë, dizajn dhe teknologji pa rivalë.

Edhe pse sektori i automjeteve elektrike ende vuan nga çmimet e larta dhe qasja e kufizuar për blerësit, modelet e reja të këtij viti konfirmojnë se tregu është më dinamik se kurrë.

Sipas Reportmotori, prej sedanëve sportivë ultra-performantë deri tek SUV-të familjarë, këto makina garantojnë një eksperiencë unike drejtimi, transmeton AutoPortali.

Top 5 makinat elektrike të 2025-ës

Audi RS E-Tron GT – Një super berlina me 912 kuaj fuqi, dy motorë elektrikë dhe bateri 97 kWh. Ofron autonomi 448 km dhe karikim të shpejtë në vetëm 18 minuta. Çmimi: rreth 160 mijë euro. Përshpejtim 0-100 km/h në 2.4 sekonda.

Porsche Macan elektrik – SUV i njohur tani vetëm në version elektrik, me 375 kuaj fuqi dhe bazë rreth 84 mijë euro. Tërheqje në rrotat e pasme dhe një eksperiencë drejtimi të saktë e dinamike.

Mercedes-Benz G580 EQ – Versioni elektrik i famshmit G-Class, i pajisur me katër motorë të pavarur dhe 579 kuaj fuqi. Përshpejtim 0-100 km/h në 4.6 sekonda. I aftë si në terrene të vështira, ashtu edhe në asfalt. Çmimi: 142 mijë euro.

Hyundai Ioniq 9 – SUV-i i parë elektrik me tre rreshta sediljesh nga marka koreane. Autonomi deri në 535 km, 215 kuaj fuqi dhe bateri 110.3 kWh. Çmimi fillestar: 76,450 euro.

Kia EV4 – Alternativa ekonomike kundër Tesla Model 3. Çmimi nga 37 mijë euro, me dy versione baterie: 58.3 kWh (370 km autonomi) dhe 81.4 kWh (530 km autonomi). Debuton në 2026.

Luks dhe efikasitet për çdo buxhet

Lista e vitit 2025 tregon se makinat elektrike nuk janë më vetëm luks për pak veta. Nga modelet elitare të Audi e Mercedes, tek opsionet më të arritshme të Hyundai e Kia, zgjedhjet janë më të gjera dhe më fleksibël se kurrë. /AutoPortali

TË FUNDIT