Një person ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Sipas informacioneve shtesë të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20, kur drejtuesi i veturës, që po qarkullonte nga Vitomirica në drejtim të Pejës, nuk iu përshtat shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Për pasojë, ai humbi kontrollin e automjetit dhe goditi një shtyllë elektrike të ndriçimit rrugor.
Shoferi u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, por ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Njësitet e Njesit Rajonal të Komunikacionit Rrugor kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. /AutoPortali