Parakalim i rrezikshëm në Shqipëri, drejtuesi i automjetit gjobitet me 50 mijë lekë
P

Parakalim i rrezikshëm në Shqipëri, drejtuesi i automjetit gjobitet me 50 mijë lekë

Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, ku një automjet shihej duke kryer parakalim të rrezikshëm dhe me shpejtësi në aksin Thumanë–Milot.

Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Policisë ndërmorën veprimet për identifikimin e drejtuesit, i cili rezultoi të ishte shtetasi A. Gj., banues në Tiranë. Pas verifikimeve, ai u ndëshkua me një masë administrative prej 50 000 lekësh, në zbatim të neneve 146 dhe 139 të Kodit Rrugor.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median për bashkëpunimin aktiv në evidentimin e shkeljeve të sigurisë rrugore dhe i inkurajon të vazhdojnë denoncimet, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm, sipas ligjit në fuqi.

TË FUNDIT