Katër drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Lezhës, pasi kryen parakalime të gabuara në akset “Lezhë-Bushnesh” dhe “Blinisht-Fishtë”.
Pas publikimit të dy videove në faqen “Aksidente Rrugore”, Policia kreu verifikimet dhe identifikoi drejtuesit e mjeteve.
Tre prej tyre me inicialet A. H. nga Tirana, E. K. nga Durrësi dhe L. K. nga Shkodra, ku u gjobitën me 3000 lekë secili, sipas nenit 146 të Kodit Rrugor.
Ndërsa E. Sh. nga Durrësi u ndëshkua më rëndë, me 12 mijë lekë gjobë, si dhe me zbritjen e 10 pikëve nga leja e drejtimit, në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor.
Policia ka falenderuar qytetarët dhe mediat për kontributin në evidentimin e shkeljeve, duke theksuar se reagimi ndaj rasteve të ngjashme do të jetë i menjëhershëm dhe i paanshëm. /AutoPortali



