Pritjet më të gjata në pikat kufitare shënohen te Merdari dhe Dheu i Bardhë, ku qytetarët duhet të presin deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga Kosova, sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, të orës 16:07.
Në pikëkalimin e Merdarit, pritjet për vetura variojnë nga 30 deri në 40 minuta në dalje, ndërsa në hyrje nga 3 deri në 5 minuta, shkruan AutoPortali.
Situata është e ngjashme është edhe te Dheu i Bardhë, ku kolona arrin deri në 300 metra në hyrje dhe 400 metra në dalje.
Në pikëkalimin e Jarinjës, qytetarët presin deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë pritjet janë minimale.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Hani i Elezit, Qafa e Morinës, Muçibabë apo Vermicë, pritjet janë të ulëta, deri në 5 minuta. /AutoPortali




