2 mijë e 376 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut
2

2 mijë e 376 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 61 aksidente, 21 me të lënduar dhe 40 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi dy mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 18 persona, 12 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet /
Aksident trafiku  me të lënduar 21
Aksident trafiku  me dëme materiale 40
Tiketa trafiku të shqiptuara 2376
Persona të arrestuar 18
Persona në mbajtje 12
Persona në ndalim policor  /
Persona në vuajtje të dënimit /

TË FUNDIT