2 mijë e 551 tiketa trafiku brenda një dite
2

2 mijë e 551 tiketa trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 69 aksidente, 19 me të lënduar dhe 50 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar dy mijë e 551 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 11 persona, 9 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 19
Aksident trafiku  me dëme materiale 50
Tiketa trafiku të shqiptuara 2551
Persona të arrestuar 11
Persona në mbajtje 9
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 0

TË FUNDIT