Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, në orën 15:55, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona, të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan AutoPortali.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur ende, por zyrtarët policorë kanë konfirmuar se të lënduarit kanë pranuar ndihmën e nevojshme.