Një aksident i shumëfishtë është raportuar të ketë ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në dalje të Vorës.
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Neësbomb.al, në aksident janë përfshirë 4 automjete, raporton Lajmiifundit.al
Deri më tani nuk është raportuar për viktima dhe as persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar si pasojë e aksidentit.
Sakaq, ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /AutoPortali



